Ballina Aktualitet Sali Berisha, e vërteta e sulmit ndaj ambasadorit Borchard

Sali Berisha, e vërteta e sulmit ndaj ambasadorit Borchard

Ish-kryeministri Salpi Berisha ka bërë një shpjegim që sipas tij tregon se ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchard është i njëanshëm dhe se mbron vetëm kryeministrin Rama.

“Përpara se ai të vinte në Tiranë, opozita i kishte bërë një letër kryetarit të OSBE-së ku kundërshtonte mbërritjen e Borchard që e konsideronte të lidhur kokë e këmbë me Ramën. Atij i takonte të tregonte paanësi në qëndrimet e tij në mënyrë që të fitonte dhe qëndrimin e opozitës.

Qe një periudhë para një muaji që 7 gazetarë u adresuan. Dhe unë në çdo rast u bëja nga një status. Njeriu i parë që duhet të reagonte dhe që paguhet dhe që ka zyrë për këtë duhet të reagonte është ambasadori, por ai nuk shqiptoi asnjë fjalë. Më ka bërë përshtypje.

Kjo nuk i bëri mirë demokracisë. Ai u bë problem madhor kur bëri dy deklarata. Bëri të parën protestën dhe e hoqi, nxori një tjetër. Opozita ka të drejtë të dyshojë. E drejtë të protestohet të shtëpia e tij nuk është. Te zyra po. Ai është i huaj dhe ne e kemi kodin tonë për të huajt. Ai duhet ta bënte një shpjegim për dy deklaratat. Kur dëgjova që është kërcënuar mendova që i kanë çuar mesazhe, por kjo parullë dhe këta të rinj nuk janë kërcënim” – tha Berisha.