Sa të prirur jeni ndaj tradhëtisë? Këtë e tregon shenja juaj e horoskopit!

279

Numri që do të gjeni pas komentit, për secilën shenjë, tregon se sa prirje ndaj tradhëtisë ka shenja përkatëse nga 0 në 10.

Dashi: Nuk është kjo shenja më tradhëtare! Ndonjëherë e tepron me komplimentat ndaj të tjerave, por kjo ndodh vetëm sepse i pëlqen të flirtojë. Në fund ama, nuk ndodh asgjë. (4)

Demi: Mos i beso një Demi që kërkon të bëhet i mirë duke të përkëdhelur me dhurata. Kjo tregon se po fsheh diçka! (8)

Binjakët: Është shenjë gënjeshtare dhe nuk mendon për pasojat, ndaj kini kujdes se tradhëton shpesh dhe me dëshirë të plotë. (10)

Gaforrja: Gaforrja mund të tradhëtojë vetëm nëse dashurohet me dikë tjetër (5)

Luani: Nëse tradhëton, e bën sepse është i zemëruar. Mos e bëj të ndihet i tillë sepse do të të bëjë të vuash. (5)

Virgjëresha: Ka sens praktit dhe mendon gjithonë për pasojat e veprimeve. Është dembel prandaj edhe qëndron larg tradhëtime. (3)

Peshorja: Tradhëtia e Peshores shfaqet pothuajse gjithmonë si formë testimi ndaj partnerit, por asnjëherë nuk kalon në veprime konkrete. (4)

Akrepi: Rrëmbehet nga pasionet e reja vetëm për arsyen se jeta e përditshme e mërzit. Mund të tradhëtojë kur e pushton dëshira. Nga 0 në 10.

Shigjetari: E mërzit përditshmëria. Shigjetari mund të shkojë në krevat me dikë që nuk e njeh dhe të nesërmen është në gjendje të harrojë gjithçka. (9)

Bricjapi: Nëse është i dashuruar nuk tradhëton kurrë!( 3)

Ujori: Lëre në lirinë e tij dhe gjithçka do të shkojë mirë. Nëse nuk e bën, do ta prishë marrëdhënien prej ndjesisë së mbytjes. (6)

Peshqit: E vret mendjen gjatë përpara se të tradhëtojë. Nëse të tradhëton, më pas pendohet shumë. (3)