Sa paguhet Papa Françesku?

56

Shumë njerëz janë kuriozë të dinë mbi pagesat e personave të cilët janë në krye të institucioneve të ndryshme.

Kështu, e tillë është edhe kureshtja për Papën dhe rasti është me rrogën e Atit të Shenjtë, Papa Franceskut.

Ai ka hequr dorë nga paga fikse që i ofron Vatikani, por mund të përdorë fondet e kishës.

Aspekti ekonomik i institucioneve fetare dhe klerikëve gjithmonë ka qenë kureshtje për publikun. Në një artikull të publikuar në “Vanity Fair” thuhet se përgjatë shekujve të fundit, zgjedhjet fetare kanë kushtëzuar vlerat dhe sjelljet e miliona njerëzve si dhe kanë ndikuar në gjenerimin e pasurisë dhe përhapjen e mirëqenies në shumë vende të botës.

Por si llogariten pagat e kishës?

Gjithçka varet nga roli, përgjegjësia dhe hierarkia si në çdo sektor tjetër pune.

Pozicioni, vjetërsia e fituar në rol dhe prestigji i fituar në shkallën hierarkike përcaktojnë gjithashtu kompensimin që kleriku në fjalë do të jetë në gjendje të marrë.

Sistemi i hartuar nga Vatikani bazohet në një lloj rezultati që korrespondon me vjetërsinë e prelatit.

Por kureshtja më e madhe është e përqendruar tek Papa Françesku, i cili gjithmonë ka predikuar maturi, por mbi të gjitha menaxhim transparent të llogarive.

Me marrjen e detyrës, Papa Françesku hoqi dorë nga një pagë fikse. Para tij, Papa Ratzinger paguhej 2 500 euro në muaj.

Megjithëse nuk merr një rrogë, Papa Françesku ka të drejtë të tërheqë lirisht para nga kursimet e fondacionit ”Shën Pjetri”.

Për sa i përket priftërimit, një prift mund të llogarisë një pagë fikse prej rreth 1 000 deri 1 200 euro në muaj për meshtarët, që kanë më shumë përgjegjësi.

Sigurisht, edhe priftërinjtë mund të bëjnë një karrierë dhe të aspirojnë për postin e peshkopit, kryepeshkopit, kardinalit dhe imzotit, thuhet në artikull.