Ballina BOTA Rusia dhe Ukraina, incident ushtarak në pellgun e Detit të Zi

Rusia dhe Ukraina, incident ushtarak në pellgun e Detit të Zi

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për thyerjen e të drejtës ndërkombëtare, pasi rojet kufitare ruse janë përpjekur të ndalojnë dy anije ushtarake të Ukrainës në Detin e Zi. Marina Ushtarake e Ukrainës ka bërë të ditur se incidenti përfshinte dy anije luftarake, të nisura nga porti i Odesës për në Mariupol, lundrim ky që duhet të kalojë edhe përmes ngushticës Kerç, në Detin Azov, një rrugëkalimi detare kjo që pretendohet si nga Rusia, ashtu edhe nga Ukraina.

Zyrtarët ukrainas, nëpërmjet një deklarate për mediat, kanë akuzuar Rusinë për veprime agresive dhe të kundraligjshme, duke thënë se anijet ruse të rojeve kufitare kishin provuar t’i ndalonin anijet ukrainase duke i sulmuar ato. Ndërkohë, autoritetet ruse kanë ngritur pretendimin se Ukraina nuk kishte njoftuar paraprakisht kalimin në ngushticë të anijeve të veta luftarake.