Ballina BOTA Rusi, Vladimir Putin i përgjigjet ultimatumit të Uashingtonit: Zhvillojmë raketat e ndaluara

Rusi, Vladimir Putin i përgjigjet ultimatumit të Uashingtonit: Zhvillojmë raketat e ndaluara

Rusia do të zhvillojë raketa tani të ndaluara nën traktatin e Forcave Bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin të dalin nga pakti i kontrollit të armëve dhe do të fillojnë të prodhojnë armë të tilla, – tha Presidenti Vladimir Putin të mërkurën.

Shtetet e Bashkuara i dorëzuan Rusisë një ultimatum 60-ditor të martën për t’u rikthyer në kuadrin që përcakton traktati, pasi Uashingtoni thotë ky i fundit është shkelur dhe thekson se do të detyrohet të fillojë një proçes gjashtëmujor tërheqjeje, nëse asgjë nuk ndryshon.

Putin, në komentet televizive, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po fajësojnë Rusinë për shkelje, për ta përdorur më pas këtë si pretekst për vendimin e Uashingtonit për të dalë nga pakti.

Putini vuri në dukje se shumë vende prodhojnë raketa të ndaluara sipas traktatit të INF, por që Moska dhe Uashingtoni kanë marrë përsipër të kufizojnë veten me marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1987.