Ballina BOTA Rusi, vizita e presidentit kinez, Moska dhe Pekini heqin dorë nga tregtia...

Rusi, vizita e presidentit kinez, Moska dhe Pekini heqin dorë nga tregtia në dollarë

Gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Rusi, dy vendet kanë rënë dakort që të heqin dorë nga tregtia në dollarë. Lideri kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ranë dakord që Rusia dhe Kina të zhvillojnë tregtinë dypalëshe në monedhat e tyre kombëtare, respektivisht rubla dhe juani.

Ndërkohë, kjo vizitë ka treguar se presidenti i Kinës ka udhëtuar drejt Rusisë më shumë se në çdo vend tjetër dhe raporti i tij personal me presidentin Vladimir Putin është një nga arsyet për këtë.

“Ky është udhëtimi im i tetë në Rusi që nga viti 2013, – u tha presidenti kinez gazetarëve, të cilët u mblodhën në Kremlin. – Rusia është shteti më i vizituar për mua dhe presidenti Putin është shoku im më i ngushtë dhe një koleg i mirë.”