Ballina BOTA Rusi, projekti ambicioz në vitin 2030, kozmonautët do të rishkelin në hënë

Rusi, projekti ambicioz në vitin 2030, kozmonautët do të rishkelin në hënë

Kozmonautët rusë do të shkelin në hënë për herë të parë në fillim të viteve 2030, si pjesë e një projekti ambicioz për të ngritur një bazë.

Ulja do të paraprihet nga një nisje e një moduli hënor pa pilot, i cili mund të japë komponentët e parë që nevojiten për bazën e ardhshme.

Misioni rus në hënë do të zgjasë për 14 ditë, sipas udhërrëfyesit, i cili u prezantua nga projektuesi i kreut të korporatës Energia, Evgeni Mikrin.

Një stacion hapësinor rus, i ndërtuar në orbitën hënor, mund të përdoret për të ndihmuar në sjelljen e kozmonautëve në sipërfaqe.

Më parë në nëntor, Dmitri Rogozin, kreu i agjencisë ruse Roscosmos, tha se vendi planifikon të fillojë ndërtimin e një baze në Hënë pas vitit 2025, me projektin që tejkalon programin amerikan ‘Apollo’ të viteve 1960 dhe 1970.