Ballina BOTA Rusi, presidenti Putin shpreh mbështetjen mbi tërheqjen e trupave të SHBA nga...

Rusi, presidenti Putin shpreh mbështetjen mbi tërheqjen e trupave të SHBA nga Siria

President rus, Vladimir Putin shprehu mbështetjen për vendimin e befasishëm të Shtëpisë së Bardhë për të tërhequr 2 mijë trupa nga Siria, duke e quajtur praninë e tyre atje të paligjshme dhe një pengesë për paqen në rajon.

Në konferencën tij të 14 të fundvitit, Putin tha se ishte dakord me vlerësimin e presidentit Donald Trump se Shteti Islamik ishte mposhtur përgjithësisht në terren në Siri.

“Donald ka të drejtë, unë jam dakord me të’, tha ai duke shtuar se ekstremistët radikalë ende që kanë nën kontroll pjesë të vogla të Sirisë, kanë pësuar të paktën një “goditje serioze” gjatë vitit të kaluar. Nuk mendoj se forcat amerikane janë të nevojshme atje. Dhe të mos harrojmë se prania e trupave të amerikane atje është e paligjshme. Shtetet e Bashkuara janë atje pa mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe pa ndonjp ftesë nga qeveria siriane. Rusia është atje me ftesën e qeverisë siriane. Por nëse Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të tërhiqen, kjo është gjë e mirë,” – tha presidenti rus.

Shtetet e Bashkuara e kanë justifikuar praninë ushtarake në Siri, për të luftuar Shtetin Islamik si pjesë e luftës globale kundër terrorizmit.