Ballina BOTA Rusi, presidenti Putin: Moska është e gatshme për dialog me SHBA

Rusi, presidenti Putin: Moska është e gatshme për dialog me SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin, me një letër drejtuar presidentit amerikan Donald Trump në prag të vitit të ri, thotë se Moska ka qenë gjithmonë e gatshme për dialog me Uashingtonin.

Në fund të nëntorit, presidenti Trump anuloi një takim të planifikuar me presidentin Putin për shkak se forcat ruse hapën zjarr ndaj disa anijeve luftarake ukrainase. Edhe më herët, në një samit në Paris, ata nuk arritën të takoheshin.

Në letër theksohet se një nga çështjet me rëndësi që Moska do të diskutonte me SHBA është plani i Uashingtonit për tërheqjen nga traktati i armëve bërthamore. Për këtë arsye, edhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka nënvizuar se tani është koha që SHBA të organizojë takimin e radhës në vitin 2019.