Ballina BOTA Rusi, ndalohet importimi i prodhimeve të Ukrainës

Rusi, ndalohet importimi i prodhimeve të Ukrainës

Kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev, pas kufizimeve të Ukrainës ka lajmëruar se e njëjta masë do të ndërmerret për mallrat që vijnë nga Ukraina.

Në kufizime përfshihen edhe prodhimet industriale dhe prodhimet bujqësore.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përkeqësuar nga viti 2014, kur Rusia e aneksoi gadishullin e Krimesë dhe i përkrahu separatistët në lindje të Ukrainës. Në luftimet në këtë pjesë të vendit janë vrarë mbi dhjetë mijë persona që nga prilli i vitit 2014.

Para disa ditësh, kryeministri rus njoftoi se është zgjeruar lista e sanksioneve ndaj 200 personave dhe kompanive ukrainase me qëllim të mbrojtjes së interesave të shtetit, kompanive dhe qytetarëve rusë.

Muajin e kaluar, Rusia vendosi masa të veçanta ekonomike kundër 332 qytetarëve ukrainasë dhe 68 kompanive të këtij vendi. Në sanksione përfshihej edhe bllokimi i llogarive dhe ndalimi i transferimeve kapitale nga Rusia në vendet tjera, shkruan “Free Europe”.