Ballina BOTA Rusi, makina ndahet në mes nga aksidenti, shoferi shpëton vetëm me plagë...

Rusi, makina ndahet në mes nga aksidenti, shoferi shpëton vetëm me plagë të lehta

Një aksident sa i frikshëm, aq edhe i veçantë ka ndodhur në Rusi. Një automjet i tipit fuoristradë, për shkak të shpejtësisë së lartë mbi 200 kilometra në orë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë.

Përplasja ka sjellë ndarjen e automjetit në dy pjesë dhe dëmtime të shumta të tij. Por, shoferi jo vetëm që i mbijetoi aksidentit, por arriti që të dilte nga makina vetëm me disa plagë të lehta.