Ballina Aktualitet Rusi, investimi prej 4 miliardë USD për të ndërtuar një port në...

Rusi, investimi prej 4 miliardë USD për të ndërtuar një port në Arktik

Planet për ndërtimin e një porti detar në një nga zonat më veriore të Rusisë janë rikthyer në jetë.

Projekti prej 4 miliardë dollarësh në rajonin Nenets, konsiderohet si çelësi i planit strategjik të vendit për të hapur transportin në Arktik.

Projekti thuhet se është përfshirë në listën e projekteve të mëdha të investimeve në Moskë. Porti i ri, i cili gjendet në vendbanimin e vogël të Nenetsit të Indigës, do të operojë gjatë gjithë vitit.

Qarkullimi vjetor i ngarkesave do të arrijë në 70 milion ton, prej të cilave 50 milion ton do të llogarisë dërgesat e qymyrit, i nxjerrë nga zona më e madhe e minierave të qymyrit në pellgun Kuznetsk, në Siberinë jugperëndimore.

Porti do të financohet nga investitorët privatë dhe nga mbështetja e shtetit.
Porti i ri verior do të kërkojë krijimin e infrastrukturës së nevojshme edhe në tokë. Projekti parashikohet të përfshijë ndërtimin e një hekurudhe të re që lidh Indigën me qytetin Siberian të Surgutit.