Ballina LAJME Rusi, humb jetën kampionia 15-vjeçare e arteve marciale

Rusi, humb jetën kampionia 15-vjeçare e arteve marciale

Një aksident tragjik sa edhe banal ka tronditur Rusinë. Irina Rybnikova, 15 vjeç dhe kampione e arteve marciale, ka vdekur në vaskën e banjos ndërkohë që përpiqej të dërgonte një sms me telefonin që e kishte ndërkohë në karikim.
Telefoni, i rrëshqiti menjëherë nga duart dhe ra në ujë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme vajzës.

Trupi pa jetë u gjet nga prindërit e vajzës, të cilët u tronditën nga ngjarja.

“Ishte një person i pabesueshëm dhe mikja më e mirë. Donte të kishte sukses në çdo sport dhe kishte në plan, për t’u transferuar në një tjetër qytet që të studionte.

Të gjithë e donin shumë, ishte miqësore, e bukur dhe mjaft e sjellshme. Irina kishte talent artet marciale dhe merrte pjesë rregullisht në turne”, – ka deklaruar një mik i mirë i vajzës.

Edhe federata sportive e ka kujtuar Irinën.

“Në një aksident tragjik ka humbur jetën kampionesha, mikja, shoqja dhe studentja jonë. U prehsh në paqe!”, – shkruante federata.