Ballina BOTA Rusi, gjashtë miliardë dollarë investime në Venezuelë

Rusi, gjashtë miliardë dollarë investime në Venezuelë

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro njoftoi sot gjatë një vizite në Moskë, se Rusia do të investojë gjashtë miliardë dollarë në sektorin e naftës dhe të minierave në Venezuelë, një vend i asfiksuar nga një krizë e thellë ekonomike.

“Këto dy ditë kanë qenë intensive. Ne morëm garancinë për një investim prej më shumë se pesë miliardë dollarë në sektorin e naftës dhe kontrata mbi një miliardë dollarë në lidhje me eksportimin e mineraleve,” – deklaroi Maduro për televizionin shtetëror venezuelas VTV.

I nisur të hënën në mbrëmje për në Moskë, pasi kishte pritur homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan në Karakas, Maduro kërkon të marrë mbështetjen e aleatëve rreth një muaj larg mbarimit të mandatit të tij të dytë, ndërkohë që përballet me një izolim nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.