Ballina BOTA Rusi, eksportet e gazit drejt Evropës arrijnë rekord për 2018

Rusi, eksportet e gazit drejt Evropës arrijnë rekord për 2018

Eksportet e gazit rus drejt Evropës arritën një rekord të ri në vitin 2018 pavarësisht tensioneve diplomatike dhe vullnetit të Bashkimit Evropian (BE) për të reduktuar varësinë nga Rusia, njoftoi sot grupi rus “Gazprom”.

Këto eksporte përfaqësojnë pjesën më të madhe të shitjeve drejt Evropës, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga gazi natyror i lëngshëm.

“Gazprom që ka monopolin e eksporteve me gazsjellës, ka shitur në rajonin e Evropës dhe Turqisë 201 milionë metra kub gaz në vitin që kaloi, ose rreth 3,5% më shumë se sa në 2017,” – njoftoi për agjencitë ruse, drejtori i përgjithshëm Alexei Miller.