Rusi, avioni shpërthen në pistë, 13 viktima

0
1

Të paktën 13 persona humbën jetën kur një avion rus shpërtheu në flakë teksa po bënte një ulje emergjence në aeroportin kryesor të Moskës. Mes viktimave ishte edhe një stjuardesë, e cila vdiq duke ndihmuar pasagjerët.

Pamjet e publikuara tregojnë momentet kur avioni mes flakëve ulet në pistë, ndërkohë që pasagjerët shpejtojnë të largohen. Avioni i kompanisë Aeroflot kishte 78 persona në bord.

Raportimet e para thonë se avioni sapo ishte nisur nga Moska në drejtim të Murmanskit në Arktik kur u detyrua të bënte uljen. Dyshimet e para janë se një defekt elektrik mund të ketë shkaktuar zjarrin teksa avioni ishte në ajër. Një dëshmitar tha për mediat: “Është një mrekulli që mbijetuam”.