Ballina BOTA Rusi, ariu shqyen 53-vjeçaren

Rusi, ariu shqyen 53-vjeçaren

Një grua është në një gjendje të rëndë, pasi një ari i murrmë, i shqeu krahun e saj dhe e hëngri gjatë festës së Krishtlindjes në një shtëpi ruse.

Bisha e zemëruar kafshoi dorën e saj, ndërsa ajo po ushqente kafshën e egër nëpërmjet kangjellave të dritares.

Gruaja 53-vjeçare e paidentifikuar është tani në kujdesin intensiv pas sulmit në qytetin rus të Açinskut. Ajo pësoi humbje të madhe të gjakut dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent të krahut të saj.