Rumania numëron mbi 1000 raste, ministri i shëndetësisë jep dorëheqjen

31

Victor Costache, dha dorëheqjen mëngjesin e sotëm. Ministri i Shëndetësisë në Rumani deklaroi dorëheqjen pas shpalosjes së planit që parashikonte testime për të verifikuar të prekurit me koronavirus tek të gjithë qytetarët e Bukureshtit.

Kryeministri e ka kundërshtuar ashpër, bërjen e testimeve tek të gjithë qytetarët e kryeqytetit rumun, duke thënë se nuk është në dispozicion e gjithë logjistika për një veprim të tillë.

Sipas burimeve pranë Partisë Nacional Liberale, të cituara nga agjencia rumune e informacionit ‘Digi24’, Costache, iu kërkua që të dorëheqja pas një debati të ndezur me Kryeministrin, lidhur me mungesën e pajisjeve spitalore për përballimin e emergjencës.

Numri total i të infektuarve në Rumani ka arritur në 1029, ndërsa i viktimave në 18.