Rudina “lë nam” me Veliajn në studio, ja komenti që bën për shkollën e shembur nga tërmeti

104

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës ishte i ftuar këtë pasdite në emisionin e Rudina Magjistarit, ku ndër të tjera martoi live në studio edhe një çift.

Gjatë kohës që Veliaj fliste si ish-nxënës i “Sami Frashërit”, për emocionet e rindërtimit të kësaj shkolle pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit moderatorja Magjistari ka bërë një gafë.

Magjistari tha se shkolla e “Sami Frashërit” mund të konsiderohet dy herë me fat. Herën e parë pasi ka patur Veliajn si nxënës dhe hera e dytë pasi u godit nga tërmeti. Sipas Magjistarit ky është fat sepse shkolla tanimë do të rindërtohet më e bukur.

“Shkolla Sami Frashëri dy herë me fat ëëë? Një herë që të kishte ty nxënës dhe një herë që u trondit nga tërmeti, sepse do të duan të gjitha shkollat të behen si Sami Frashëri…“, tha Rudina.

Veliaj nuk iu përgjigj këtij komenti të moderatores duke u fokusuar në tema të tjera.