Ballina Aktualitet Ruçi i jep ultimatum: Ulu ose jashtë! Gjuzi ‘i përvishet’ ashpër, sulmon...

Ruçi i jep ultimatum: Ulu ose jashtë! Gjuzi ‘i përvishet’ ashpër, sulmon edhe Bashën për vrasjet në bulevard

Seanca plenare e Kuvendit ditën e sotme u mbyll në të njëjtën mënyrë sikur u hap, me debatin Gjuzi-Ruçi. Kujtim Gjuzi kërkoi fjalën, pasiRama tha se vetëm nga ‘Naltmadhnia mund të pranojë replika’.

Por në të njëjtën kohë që Gjuzi u drejtua në foltore, fjalën e mori Murrizi dhe Ruci i kërkoi që të ulet dhe e paralajmëroi se do të përjashtohet.

Më pas në momentin që mori fjalën sulmoi kryetarin e kuvendit, kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD-së Lulzim Bashës për vrasjet në protestën e 21 Janarit 2011, kur ishte ministër i Brendshëm në qeverinë Berisha.

Debati
Gramoz Ruçi: Ulu, ulu, ulu poshtë, zoti Gjuzi ulu poshtë, të tërheq vëmendjen për herë të tretë, mos e pengo deputetin, ulu poshtë.
Kujtim Gjuzi: Më jep fjalën që do të më japësh fjalën?
Gramoz Ruçi: Po të jap fjalën që nëse do të vijosh të qëndrosh aty do të përjashtoj
Kujtim Gjuzi: Nuk e dua postin e kryeministrit as tuajin zoti Ruçi. Rri deri në 2021 nuk më prish punë, je 10 vjet para meje, por nuk më vjen keq, pse nuk më lë të replikoj me kryeministrin.

Ai vjen këtu bën rrena, mashtrim, krim drogë dhe në fund nuk lë me bërë replikë. Nëse ka ndonjë gjë kryeministri e di vetë ai, unë ia kam bërë ftesën publike. Ai thotë fshehtas jam nip në oborrin mbretër, le të bëjë ADN-në është e thjeshtë fare. Na lër o Gramoz me fol, se më ke borxhe, partia jote më ka vrarë gjyshin 33-vjeç. Na lër se nuk të bën gjë fjala.

Rama ndërhyn në TV që partia Konservatore që partia ime dhe unë të jemi në TV, kaq frikë ka Rama nga unë? Unë nuk i përdor më shumë se 2200 fjalë në ligjiratën shqiptare, Rama 2600, Fatos Nano 3800, Sali Berishës nuk ia kalon askush se përdor  mbi 6600 fjalë.

Unë nuk të bëj ndonjë gjë të madhe, por shkoj ndonjë herë në Vjenë dhe i them ja dy fjalë edhe për ty, do të çojmë në llogari për vrasjet në Shkodër, ty një dhe Lulzim Bashës dy për vrasjet në Bulevard të Tiranës.