Ballina Aktualitet Rrogozhinë, qytetarët dhe opozita në protestë, bashkohen me protestuesit në Kavajë (VIDEO)

Rrogozhinë, qytetarët dhe opozita në protestë, bashkohen me protestuesit në Kavajë (VIDEO)

Qindra banorë të qytetit të Rrogozhinës dhe përfaqësues të forcave politike opozitare kanë protestuar mbrëmë në mbrojtje të së drejtës së tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, gjë që, sipas tyre, do të sillte normalizimin e situatës që po kalon vendi.

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi, ka theksuar se lidhjet e mazhorancës aktuale qeverisëse me botën e krimit kanë sjellë tjetërsimin e plotë të përfaqësimit politik të popullit.

Pas protestës dhe parakalimit me automjete në rrugët e qytetit të Rrogozhinës, një numër i konsiderueshëm qytetarësh i janë drejtuar Kavajës, ku i janë bashkuar protestës së atjeshme kundër tentativave për organizimin e zgjedhjeve vendore, datën e të cilave Presidenti i Republikës e ka shfuqizuar.