Ballina Aktualitet Rrogozhinë, Qendra Kulturore e Fëmijëve i uron të dënuarve festat e fundvitit

Rrogozhinë, Qendra Kulturore e Fëmijëve i uron të dënuarve festat e fundvitit

Qendra Kulturore e Fëmijëve të Rrogozhinës është bërë pjesë e një aktiviteti shumë të veçantë artistik pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, duke iu uruar të dënuarve festat e fundvitit.

Në këtë aktivitet, që u organizua falë bashkëpunimit të Bashkisë së Rrogozhinës me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe IEVP e Rrogozhinës, ishin të pranishëm edhe familjarë të personave që vuajnë dënimin në këtë burg.

IEVP në Rrogozhinë u hap për herë të parë në vitin 2002 dhe aktualisht funksionon si burg i sigurisë së ulët. Aty vuajnë dënimet rreth 300 persona nga zona të ndryshme të vendit.

Me rastin e festave të fundvitit, Qendra Kulturore e Fëmijëve e Bashkisë së Rrogozhinës kishte përgatitur një koncert me këngë e valle, ndërkohë që më pas u shpërndanë edhe dhurata për të dënuarit. Në këtë ditë, edhe familjarët e të dënuarve shpenzuan më tepër kohë me të afërmit e tyre.