Ballina Aktualitet Rrogozhinë, banorët bllokojnë autostradën në shenjë proteste

Rrogozhinë, banorët bllokojnë autostradën në shenjë proteste

Banorët e Rrogozhinës dhe të zonave përreth kanë dalë në protestë duke bllokuar autostradën Kavajë-Lushnjë.

Ata deklarojnë se po protestojnë për rritjen e çmimeve dhe mungesën e punësimit, largimin e të rinjve që nuk e shohin perspektivën në Shqipëri.

“Ne protestojmë për studentët, për punën e naftës sepse është shtrenjtë. Kanalet vaditëse që nuk janë pastruar. Edi Rama duhet të largohet sa më parë,” – tha një protestues.