Rrjedh bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

42
Foto Ilustruese

Një banesë në Elbasan është përfshirë nga zjarri. Sipas informacioneve zjarri ka rënë në një banesë në afërsi të spitalit psikiatrik “Sadik Dinci”.

Mësohet se shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e bombulës së gazit.

Nuk raportohet për asnjë të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Fatmirësisht zjarrfiksja ka mbërritur në kohë, për të shuar zjarrin.