Rritje temperaturash, por edhe rreshje shiu në vend, parashikimi i motit

52

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas here do të mbizotërojnë motin në vendin tonë, ku në zonat veriore do ketë dhe ndonjë shi të izoluar.

Pas mesditës, vranësirat do të shtohen në territorin shqiptar, duke sjellë reshje me intensitet mesatar në veri dhe gradualisht gjatë mbrëmjes përfshijnë gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, edhe nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe 2 gradë në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -5°C në 11°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Article bottom Rectangle3