Rritje page? Mjeku i kthehet Ramës:”Pse nuk i rrit që nesër? Mos bëj premtime boshe!”

43

Mjeku Artan Koni i është drejtuar kryeministrit Edi Rama pas premtimit të bërë nga ky i fundit për rritje të pagave të mjekëve.

Koni e pyet kryeministrin se pse nuk i rrit pagat e mjekëve që nesër duke qenë se ka një eksod të madh të tyre drejt vendeve europiane.

Mesazhi i mjekut Koni:

Edi Rama premton rritje pagash per personelin mjekesor.

1- kur ke eksod kaq te madh mjekesh, padyshim qe rrogat e atyre qe mbeten mund t’i rrisesh pa influencuar buxhetin.

2- meqe kemi eksod, perse ben premtim fushate? Pse jo qe neser? Ke me pak mjeke, buxhetin e shendetesise e ke njesoj…rriti qe neser psh.

3- cfare ndodhi me bonusin e premtuar per stafin ne vijen e pare te luftes kunder COVID, apo e perdoren ata qe shkuan me charter per t’u kuruar jashte shtetit??

Mos bej më premtime boshe, beje fakt te kryer, firmos nje VKM…qe neser !!