Rritja e çmimeve, Berisha paralajmëron protesta:”Mos luaj me kafshatën e shqiptarëve”

16

Ish-kryeministri ka paralajmëruar protesta të ashpra kundër qeverisë për shkak të rritjes së çmimeve.

Gjatë “Foltores” në Elbasan, Berisha u shpreh ndër të tjera.“Mos luaj me cmimet, mos luaj me kafshatën.

Se shqiptarët e paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e BE-së. Se shqiptarët paguajnë naftën më shtrenjtë se qytetarët e Zvicrës, që kanë rroga 6 mijë euro në muaj.

Ne do të ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë që besojmë te liria.

Ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë, fitoren e merituar”, ka thënë Berisha.