Rritet numri i të prekurve me Covid-19, zgjerohet harta, ja bilanci i raportuar nga MSH

83

186, ky është numri i personave të prekur nga koronavirusi, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja.

Albana Fico, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, informoi se në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19.

Në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste.

Aktualisht janë 77 të shtruar dhe prej tyre 5 janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon Tiranë- 107 raste; Durrës- 11 raste; Lushnje-4 raste; Elbasan-5 raste; Rrogozhinë-2 raste; Fier-20 raste; Kavajë- 4 raste; Korçë- 12 raste; Vlorë-5 raste; Shkodër- 4 raste;  Lezhë-4 raste; Berat- 1 rast; Has 2 raste; Krujë 1 rast; Tropojë 2 raste; Pukë 2 raste.

Në total janë 31 të shëruar, mes tyre një mjek dhe një infermier të cilët pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19.

Nëse keni shenja duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!