Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri, një qytet i ri i shtohet hartës së kuqe

27

Një qytet tjetër i Shqipërisë i shtohet hartës së qyteteve të prekura nga Covid-19. Mjekja e ISHP, Eugena Tomini raportoi se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 28 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve në 174. Situata është e tillë ku 73 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 3 në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 102 raste

– Durrës 10 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Fier 18 raste

– Kavajë 4 raste

– Korçë 11 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 3 raste

– Lezhë 4 rast

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 1 rast

-Tropojë 2 raste

Qyteti më i ri i përfshirë në hartë është Tropoja e cila ka numëruar dy rastet e para.