Rritet numri i të infektuarve nga COVID-19 në Itali, shteti zgjat masat! Ja ç’pritet të ndodhë!

78

Qeveria italiane pritet të zgjasë masat në lidhje me parandalimin e koronavirusit deri në fund të shtatorit. Këto masa përfshijnë mbajtjen e maskës si dhe distancimin social.

”Kryeministri Giuseppe Conte po planifikon të zgjasë masat për të luftuar virusin deri më 30 shtator”, njoftoi e përditshmja italiane ”Corriere della Sera”.

Kjo do të thotë se maska do të vazhdohet të mbahet në transport publik si dhe në ndërtesa publike.

Gjithashtu ato do të mbahen në mjedise të hapura mes orëve 18:00-6:00.

Nuk do të lejohet organizimi i as një tubimi, koncerti, apo shfaqeve të tjera.

Ndeshjet e futbollit do të vazhdojnë të luhen me dyer të mbyllura.

Të gjithë udhëtarët nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja do të duhet të provojnë me anë të rezultatit të një testi se janë negativë ndaj COVID-19.

Fatkeqësisht numrat në Itali kanë filluar të rriten, me 1 700 infeksione të reja të regjistruara në 24 orë të premten, teksa dje autoritetet raportuan 1 695 raste të reja dhe 16 viktima.