Rritet numri i të infektuarve nga COVID-19 në Itali, shënohen 1326 raste të reja!

45

Ministria e Shëndetësisë Italiane, ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 viktima nga koronavirusi.

Numri total i vdekjeve që nga nisja e pandemisë ka shkuar në 35 497.

Sot u regjistruan edhe 1326 raste të reja pozitiv. Një numër në rritje duke qenë se dje u regjistruan 978.

Lombardia gjatë 24 orëve të fundit shënoi 2 viktima dhe 237 raste të reja pozitive.

Për Graziano Onder, profesor në Instituti i Lartë të Shëndetit dhe shef i departamentit të sëmundjeve kardiovaskulare, Italia për sa i përket numrave është rikthyer në kohën e para emergjencës shëndetësore.

“Midis marsit dhe prillit në qendrat e mëdha urbane kishte shifra shumë të larta të vdekshmërisë, në Bergamo 500% më shumë. Tani është normale që tendenca e vdekshmërisë është ulur”-thotë ai.