Ballina Ekonomi / Biznes Rritet numri i import-eksportit nga porti i Durrësit

Rritet numri i import-eksportit nga porti i Durrësit

Rusia, Italia dhe Turqia zënë tre vendet e para të import-eksportit nga porti i Durrësit. Gjatë 9 muajve të parë të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 417 anije dhe 776 tragete, duke shënuar një volum prej mbi 2.7 milion ton mallra gjithsej.

Shkëmbimet e mallrave janë kryer kryesisht me vende si Rusia (28 përqind), Turqia (19 %) dhe Italia (11 %), e më tej Malta (7 %), Greqia (6 %), Libia dhe Izraeli (me nga 3 % secili), etj.

Nga statistikat 9-mujore në Sektorin përkatës në APD, mësohet se 45 përqind e eksporteve “made in Albania” i janë drejtuar me anije dhe tragete Italisë, 44 përqind janë nisur për në Maltë, 7 % drejt Turqisë dhe nga 2 % në Greqi dhe në Francë.

Importet vijnë kryesisht nga Rusia (33 %) dhe Turqia (21 %), që kryejnë së bashku më shumë se gjysmën e importit të mallrave drejt Durrësit.