Rriten rastet e COVID-19 në Shqipëri, dy viktima në 24 orët e fundit

65

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 6662 testime, 522 raste të reja, 2 humbje jete dhe 98 të shëruar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, janë kryer 6662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 522 qytetarë, në këto bashki:

193 raste në Tiranë, 75 në Shkodër, nga 22 raste në Durrës, Vlorë, nga 16 raste në Lezhë, Sarandë, nga 15 raste në Malësi e Madhe, Fier, nga 13 raste në Vau i Dejës, Kamëz, 12 në Berat, 11 në Korçë, nga 9 raste në Rrogozhinë, Lushnje, nga 8 raste në Elbasan, Peqin, 6 në Kurbin, nga 5 raste në Krujë, Dibër, Divjakë, 4 në Patos, nga 3 raste në Kukës, Kavajë, Roskovec, Përmet, nga 2 raste në Pukë, Has, Mat, Gjirokastër, Kuçovë, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 rast në Mirditë, Shijak, Klos, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Belsh.

Aktualisht janë 4204 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 59 pacientë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 67 vjeç nga Elbasani dhe një qytetar 84 vjeç nga Mati.

Janë shëruar 98 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,920 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 522

Të shëruar në 24 orë 98

Të shtruar në spitale 59

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 6662

Testime totale 979,532

Raste pozitive 137,597

Raste të shëruara 130,920

Raste Aktive 4204

Humbje jete 2,473

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1596

Shkodër 682

Vlorë 381

Fier 378

Durrës 230

Elbasan 216

Lezhë 211

Berat 141

Gjirokastër 139

Korçë 92

Kukës 85

Dibër 53