Rriten rastet COVID-19 në Itali, pritet zgjatje e gjendjes së jashtëzakonshme

41

Italia po përjeton sërish momente delikate nga COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë italiane në vend janë regjistruar 17 viktima.

Duke e çuar numrin total të jetëve të humbura në 35.835

Sot u regjistruan gjithashtu 1766 raste të reja COVID-19. Duke e çuar numrin e të prekurve prej 309.870.

Në Itali janë shënuar 724 të shëruar për 24 orë duke shënuar një total prej 224.417 të shëruarish.

Vendi fqinj ka konfirmuar 528 shkolla të prekura nga COVID. 74.7% të rasteve pozitive janë studentët, vetëm 12.5% ​​janë staf pedagogjik.

Më tej Ministri i Çeshtjeve Rajonale, Francesco Boccia ka theksuar për gazetën “La Stampa” se pritet zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme që aktualisht është deri më 15 tetor.