Rrihte barbarisht djalin, denoncohet nga familjarët 48 vjeçari

55

Një 48-vjeçar me inicialet I.H., banues në Kukës, është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.

Denoncimi është bërë nga djali i madh i familjes, i cili ka telefonuar policinë duke kallëzuar të atin.

Menjëherë  pas njoftimit të marrë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, vlerësuan informacionin dhe filluan menjëherë hetimet.

Si rezultat i hetimeve të kryera 48-vjeçar  u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital, në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.