Rrihet dhe kërcënohet vëzhguesi i PD në Berat, Alizoti flet për median:”Blendi Klosi hiqi zagarët e tu!”

117

Një incident është regjistruar ditën e sotme në Berat.

Një vëzhgues i PD-së në KZAZ numër 65 në Berat është dhunuar.

Denoncimi është bërë nga kreu i listës së PD-së në Berat, Tomot Alizoti, i cili thotë se dhunimi është bërë nga përfaqësues të PS-së.

Vëzhguesi i dhunuar është Arben Peshtanaku, i cili është larguar nga qendra e votimit.

“Është rrahur dhe është kërcënuar vëzhguesi ynë. Votimi është e drejtë kushtetuese si drejtues i qarkut të Beraiti i bëj thirrje Blendi Klosit të tërheqë zagarët e tij. Të gjithë janë të filmuar, do mbajnë përgjegjësi ata që dhunojnë të drejtën. Asnjë horr nuk ka punë në asnjë qendër votimi. Hera e dytë nuk do të jetë më thirrje.”, tha Alizoti per mediat