Ballina Uncategorized Rreziqet e ngrohjes së ushqimit në mikrovalë

Rreziqet e ngrohjes së ushqimit në mikrovalë

Të gjithë e dimë se mikrovala është cilësuar si mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për ngrohjen e ushqimeve. Por ekspertët paralajmërojnë se këto ushqime të gatuara kur ngrohen në mikrovalë mund të kenë pasoja të rënda në shëndet.

Në një interviste për prestigjiozen britanike “Daily Mail” eksperti Rick Hay shpjegon se nga kontejnerët plastikë që përdorim zakonisht për të ngrohur ushqimin në mikrovalë mund të çlirohen toksina kancerogjene.

Këto toksina kalojnë në ushqim dhe me anë të tij direkt në trup. Ato ushtrojnë forcë tek sistemi tretës dhe ai imunitar, si dhe mund të kenë pasoja të rënda tek fertiliteti, balancimi i hormoneve, tensioni i gjakut, shëndeti kardiovaskular, gjendja shpirtërore dhe dëshira për marrëdhënie seksuale. Sa më shumë ta përdorni mikrovalën, aq më të ekspozuar jeni ndaj këtyre substancave kimike të dëmshme.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që t’i ngrohni ushqimet në mikrovalë me një enë xhami ose porcelani, për të shmangur toksinat kancergjene që lëshohen nga enët plastike.