Ballina Kuriozitete Rreziku që i kanoset oqeaneve brenda 2050-s

Rreziku që i kanoset oqeaneve brenda 2050-s

91% e mbeturinave të plastikës të prodhuara deri në vitin 2015 nuk janë ricikluar. Ky është rezultati i analizës së parë botërore mbi fenomenin e rëndë që ndodh në të gjithë planetin tonë prej dekadash tashmë. Prodhimi industrial në masë i plastikës është rritur ndjeshëm duke numëruar 8.3 miliardë tonelata, pjesa më e madhe e të cilave, të kategorisë me një përdorim.

Kërkuesit që kanë realizuar studimet shprehen tej mase të shqetësuar përballë këtyre shifrave, të cilat do të degradojnë pas 400 vjetësh. Ndërkohë që theksohet se në 60 vitet e fundit vetëm 12 % e plastikës së prodhuar është djegur dhe ritmet janë të ngadalta në pastrimin e saj.

Nëse vijohet me këto ritme atëherë gjysma e oqeaneve do të jenë prej plastike brenda 2050, pasi parashikohen të arrijnë në kuotën e 12 miliardë tonelatave, duke kërcënuar jetën e gjallesave detare dhe zogjtë.

Ekspertët hedhin alarmin dhe theksojnë se duhen politika efikase dhe masa të menjëhershme për të reduktuar në mënyrë domethënëse përdorimin e plastikës.