Ballina BOTA Rrezikon Ukraina, këngëtarët refuzojnë ta përfaqësojnë në Eurovision

Rrezikon Ukraina, këngëtarët refuzojnë ta përfaqësojnë në Eurovision

Ukraina mund të tërhiqet nga Eurovision pasi disa këngëtarë refuzuan të përfaqësojnë vendin në eventin e këtij viti.

Gjërat morën tjetër kthesë gjatë fundjavës, kur publiku zgjodhi yllin e popit Maruv për të kënduar në konkursin evropian të këngëve.

Por 27-vjeçarja nuk pranoi të nënshkruante një kontratë me transmetuesin shtetëror që i ndalon performancën në Rusi.

Tani, këngëtarët që zunë vendin e dytë dhe të tretë refuzuan të marrin pjesë pasi nuk duan të shkaktojnë debate apo mosmarrëveshje.

Ukraina dhe Rusia janë në konflikt të vazhdueshëm, pas aneksimit të Krimesë nga forcat ruse në 2014.

Maruv pasi fitoi votën e publikut iu dha 24 orë kohë për të nënshkruar një kontratë me transmetuesin UA: PBC. Ndër të tjera në kontratë shkruhet se ajo nuk duhet të performonte të Rusi në prag të Eurovisionit.

Këngëtarja pranoi të hidhte poshtë planet për koncertet, por argumentoi se pikat e tjera të kontratës e bënin një zëdhënëse të propagandës politike.

“Unë jam muzikante, jo mjet i skenës politike,”-shkroi ajo në një deklaratë, kur lajmëroi tërheqjen nga konkursi.

Më pas UA: PBC i ofroi vendin e Maruv, grupit Freedom Jazz që vuri vendin e dytë me votat e publikut dhe Kazka që mori vendin e tretë, por e refuzuan kërkesën.

“Do ishim të nderuar të përfaqësonim Ukrainën,”-shkroi Kazka e Instagram. “Por ne nuk kemi nevojë për një fitore me çdo çmim. Misioni ynë është të bashkojmë njerëzit me muzikë, të mos krijojmë mosmarrëveshje.”

Organizatorët po përpiqen të bindin konkurrentin e katërt, Brunettes Shoot Blondes, por duket se ata gjithashtu do të refuzojnë ofertën.