Ballina LAJME Rrëshqitje e madhe dheu, bllokohet rruga për në Qafështamë

Rrëshqitje e madhe dheu, bllokohet rruga për në Qafështamë

Një masiv dheu në aksin Krujë-Kampi i punëtorëve ka rënë në Qafështamë të Krujës. Për pasojë raportohet të jetë bllokuar qarkullimi i makinave në këtë aks.

Bëhet fjalë përnjë masiv dheu, i cili e ka bllokuar qarkullimin në vendin e quajtur lapidari i Abaz Kupit në mes të dy ish-kampeve të punëtorëve.

Për ngjarjen janë lajmëruar edhe Emergjencat Civile.