Rrëqethëse/Vajza myslimane rrihet e qethet tullë nga familja pasi u dashurua me fqinjin e krishterë serb

46

Një vajzë 17-vjeçare boshnjake u lidh me fqinjin e saj, serb. Prindërit e saj, xhaxhai dhe vëllai i rruajtën kokën tullë. Kjo pasi ai ishte i krishterë, ndërsa vajza e besimit islam.

Historia rrëqethëse u regjistrua në Besacon, Francë, ku të akuzuarit do të gjykohen nga një gjykatë në Strasburg.

“U rrah dhe u qeth tullë nga familja sepse u dashurua me një të krishterë. Jam thellësisht i tronditur nga torturat e pësuara nga kjo vajzë 17-vjeçare. Ky barbarizëm kërkon dënimin më të rëndë”, denoncoi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin në Twitter.

Adoleshentja prej disa muajsh ishte lidhur me një 20-vjeçar serb, i cili jetonte në të njëjtin pallat me të.

Kur të rinjtë nisën të flisnin për martesë familja i tha vajzës “Jemi myslimanë, nuk mund të martohesh me një të krishterë”.

Familja i mori telefonin adoleshentes, por çifti u arratis për katër ditë dhe më pas vajza u kthye në shtëpi.

E para që e qëlloi vajzën ishte nëna, ndërsa më pas vëllai, babai dhe xhaxhai e rrahën dhe e qethën tullë.

Vajza aktualisht është dërguar në një qendër për mbrojtjen e viktimave të dhunës.