Rrëmbim personi dhe drogë, OFL u dërgon formularin 4 personave/EMRAT

23

Katër persona nga Gjirokastra dhe Tepelena, të dënuar për rrëmbim personi dhe drogë janë vënë në shënjestrën e Operacionit Forca e Ligjit, për shkak të dyshimeve se pasuria e tyre, është produkt i aktivitetit kriminal.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:

-Artur Vela, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi i personit”, kryer në bashkëpunim;

-Leonard Koçi, banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Bejko Toto, banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

-Idris Selimi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.