Rrëmbehet nga piratët ekuipazhi i anijes së pronarit shqiptar, mes të rrëmbyerve shtetas të vendit tonë

277

Një ekuipazh mes të cilëve shtetas shqiptar është rrëmbyer para disa ditësh në ujërat e Nigerisë nga disa persona të armatosur, piratë.

Pavarësisht se është një anije me ekuipazh shqiptar, STEVIA, është regjistruar në shtetin e Kamerunit, shkruan media ‘Report TV’.

Pronari i anijes është gjithashtu shtetas shqiptar.

Në rrugën e fundit, para rrëmbimit anija ishte ngarkuar me mallra në Kamerun me destinacion portin e Lagos.

Por udhëtimi nuk ka shkuar sipas parashikimeve sepse një grup piratësh nigerianë kanë marrë peng 8 pjesëtarë të saj. Mësohet se nga ekuipazhi i rrëmbyer ndodhen 6 ukrainas dhe 2 shqiptarë.

Nigerianët kanë pranuar t’i lirojnë pengjet me kusht që të paguhet një shumë parash.

Burime nga kapitenaria e portit të Durrësit, bëjnë me dije se në bazë të ligjeve të detit dhe konventave detare, është shteti bullgar dhe ai kamerunas që kanë të drejtë të ndërhyjnë për lirimin e marinarëve.