Rregulli i ri i lëvizjes, do të lejohet të dalë vetëm një person për familje!

91

Nga e hëna vetëm një person i familjes do të lejohet që të dalë nga shtëpia.

Gjithashtu si javën e kaluar s’do lejohen lëvizjet nga mesdita e nesërme (13:00) deri të hënën në mëngjes (5:00).

Ishte vetë Kryeministri Edi Rama, i cili lajmëron se është gati aplikacioni online ose sistemi me SMS për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar.

“Njësoj si javën e shkuar, nga ora 13.00 nesër deri të hënën 05.00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur!

Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes. Pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane”, shkruan Rama.