Ballina KULTURË Rrëfehet Cana: Kam qenë ‘Don Zhuan’, flas 8 gjuhë të huaja

Rrëfehet Cana: Kam qenë ‘Don Zhuan’, flas 8 gjuhë të huaja

Ish-kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana tashmë ka var këpucët në “gozhdë”, por vazhdon të jetë ende pranë futbollit. Cana ka rrëfyer për jetën e tij personale dhe fillimet e njohjes me bashkëshortjen e tij, Monika. Gjithashtu, për “My Living”, ish-mbrojtësi zbulon se arrin të flas 8 gjuhë të huaja.

Një nga pasionet që kam ndjekur është ai që kam për historinë. Edhe gjatë ushtrimit të profesionit, udhëtimet apo grumbullimet më kanë dhënë mundësinë të lexoj sidomos për historinë e popullit tonë. Pasioni tjetër është pjesa e makinave. Është vërtetë stereotipi i djemve që kanë qejf makinat e bukura. Po përtej makinave të bukura mua më ka pëlqyer shumë sporti automobilistik. Kam marrë disa here leksione dhe kam hipur dhe me pilot të Formula 1, si Jean Alesi. Nuk i kam dhënë vetë por kam arritur deri  në 350 km/h”.

I pyetur nëse ka qënë një Don Zhuan, LOorik Cana i është përgjigjur:  “Pikërisht ashtu, më një D të madhe dhe me një Zh të madhe”