Rrahu gruan dhe fëmijët dhe pastaj hidhet nga dritarja e katit të katërt, por shpëton

49

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Linzë, Tiranë. Mësohet se një 46-vjeçar i identifikuar si (Edison) Cenollari pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe fëmijët është hedhur nga kati i katërt. Kur 46-vjeçari ka hyrë brenda banesës së tij ka nisur të dhunojë bashkëshorten, dhe kanë qenë fqinjët e tyre ata që kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar gruan pasi fëmijët kishin kërkuar ndihmë. Por në momentin që fqinjët po merreshin me gruan duke i dhënë asaj ndihmën e parë, burri është hedhur nga dritarja.

Por fatmirësisht burri ka arritur të mbijetojë edhe pse lartësia nga ku është hedhur ka qenë e madhe. Tani 46-vjeçari është duke u trajtuar në spital ndërsa bashkëshortja me fëmijët po trajtohen për traumën e mbrëmjes së kaluar. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje që mund të kishte pasoja më të rënda, por pritet që sot të merret në pyetje bashkëshortja.