Ballina BOTA Rrahën gratë e tyre/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali

Rrahën gratë e tyre/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë pasi këta të fundit kanë dhunuar bashkëshortet e tyre.

Mediat fqinje shkruajnë se dy të arrestuarit janë H.I, 35- vjeç, banues në Noale dhe S.E, 40- vjeç.

“Shtetasi H.I të shtunën në mbrëmje, i verbuar nga xhelozia shkoi në shtëpinë e bashkëshortes së tij, pasi pretendnte se ajo ishte në banesë me një tjetër person. Ai kërkonte me këmbënglje që gruaja t’i hapte derën, ndonëse kishte të ndaluar t’i afrohej.
Gruaja mori guximin të njoftonte policinë dhe shqiptarit iu vunë prangat.”

Sa i përket shqiptarit me inicialet S.E, policia bën me dije se:

“Shqiptari për shkak të përkeqësimit të marrëdhenieve me bashkëshorten e kishte sulmuar atë, fatmirësisht e dëmtuara nuk kishte marrë dëmyime serioze. Shqiptarit iu vunë prangat dhe iu ndalua që ti afrohej gruas.”