Rrahën brutalisht një italian në sy të fëmijës së mitur, arrestohen dy shqiptarët në vendin fqinj

49

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen se kanë rrahur në mënyrë brutale një shtetas italian.

Dy shqiptarët e identifikuar si Orges Falli 34-vjeç dhe Enriko Jashari 22-vjeç, rrahën brutalisht babain e një vajze të mitur, Daniele Vecellio.

Pas dhunës së ushtruar nga dy shqiptarët Vecellio ka përfunduar në koma.

Kjo ngjarje ka ndodhur më datë 16 janar, por vetëm tani është bërë i mundur arrestimi i këtyre personave, pas vështirësive në identifikimin e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali në Corso Cavour Vecellio.