Ballina Showbiz Rozana Radi na zbulon sekretin e emrit të saj

Rozana Radi na zbulon sekretin e emrit të saj

Rozana Radi është një nga ato artiste që nuk flet për jetën private, madje e ruan atë me shumë fanatizëm. Por këtë herë, këngëtarja i ka dhënë mundësinë të gjithë fansave që të zbulojnë më tepër rreth saj. Rozi ka përdorur një mënyrë shumë origjinale që është njëkohësisht një nga trendet e momentit, “pyetjet” në “Instagram”.

“Jemi në këndin e pyetjeve” – shkruan Rozana, ndërsa të gjithë kanë shpejtuar për t’i dërguar shumë të tilla. Mes tyre, ka pasur dhe nga ata që kanë qenë kurioz për emrin e veçantë të këngëtares. “Kush ta ka vendosur emrin dhe çfarë kuptimi ka?”, – pyet njëri prej ndjekësve.

Artistja nuk ka hezituar t’i jap përgjigje, duke zbuluar kështu dhe një detaj që askush nuk e dinte më herët. “Gjyshja ime më ka vënë emrin e sajë. Ajo quhej Roza, mua ma vuri Rozanana”, shkruan Radi.