Ballina Showbiz Roza Lati uron Shën Valentinin duke pranuar vështirësitë e lidhjes së saj

Roza Lati uron Shën Valentinin duke pranuar vështirësitë e lidhjes së saj

Roza Lati është e dashuruar dhe do që këtë ta marrin vesh të gjithë! Moderatorja shqiptare, e cila ka thënë më herët në media që nuk ka të dashur por vetëm një “shok”, shpreh hapur konceptin e saj për dashurinë duke shkruar se i zgjon më mirë shqisat.

Përmes një mesazhi në Insta Story ajo bën thirrje që të duam më shumë dhe ta shprehim hapur, ndërsa shton: “Boll i dhatë lajme vrasjeje mediave shqiptare”.

Por urimi për Shën Valentin nuk mund të bëhet asnjëherë vetëm, por në çift. Si rrallëherë ajo pozon me partnerin e saj, që i mbulon fytyrën, ndërsa shkruan:

“Unë dhe partneri im i vetëm në krim ju përshëndesim. Dashuria është një luftë e përditshme, por që ja vlen çdo debat dhe çdo lot për aq kohë që shpirti im kërkon për ty dhe i yti për mua”.